Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka quajtur të padrejtë kushtet që po i vihen vazhdimisht Kosovës për ecjen e mëtutjeshme dhe zhvillimin e vendit.
Thaçi në Klan Kosova ka treguar se asnjëherë nuk i është premtuar anëtarësim në UNESCO, Interpol e as liberalizim i vizave si këmbim të gjykatës speciale.
Por, sipas tij, në mesin e të këqijave që i janë ofruar, ai ka zgjedhur të ruajë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në.
“Nuk kam potencuar se Bashkësia Ndërkombëtare ka premtuar si këmbim të gjykatës anëtarësim në UNESCO, Interpol apo liberalizim të vizave. Theksoj se themelimi i gjykatës ka qenë një e keqe e domosdoshme, për të ruajtur partneritetin me SHBA dhe NATO. Në mes të këtyre të këqijave jam përcaktuar në një rrethanë të një padrejtësie historike ndaj Kosovës jam përcaktuar për partneritet me SHBA ,NATO dhe BE”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi theksoi se me themelimin e gjykatës hapen mundësi aktive për aplikim në procesin e Interpolit dhe UNESCO dhe për Forcat e Armatosura të Kosovës e liberalizim. Sipas tij, kjo cështje është votuar në Kuvendin e Kosovës, ndonëse ka marrë kritika, share e akuza për këtë.
“Kjo çështje është votu në Kuvendin e Kosovës, kam marrë shumë kritika, sharje, akuza që e kam shty përpara këtë proces. Dëshmitarët e këtij procesi e dinë sa e vështirë ka qenë t`i bindë njerëzit ta votojnë këtë”, tha Thaçi./Indeksonline/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...