Google ADS

Bota në prag të luftës, Rusia teston raketat nukleare

22:08 | 26 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Rusia ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, pikërisht në kohën kur tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë në rritje.

Komandantët e forcave raketore njoftuan nisjen e suksesshme të një Topol-M në një stërvitje të madhe në Rusinë e largët lindore, transmeton portali arbresh.info

Testimi i raketës është pjesë e një stërvitje masive të Rusisë, të organizuar nga shefat e mbrojtjes së Kremlinit.

Bombarduesit dhe nëndetëset gjithashtu janë duke marrë pjesë në këto stërvitje ushtarake.

Rusia ka modernizuar forcat e saj raketore dhe gjatë javës së kaluar ka njoftuar për planet rreth testimit të të ashtuquajturit Satan 2.

Tensionet globale mbahen në fije të perit, pasi ekziston frika e një konflikti mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore.

Vladimit Putin ka bërë thirrje për qetësi dhe ka kërkuar që tensionet mes Amerikës dhe qeverisë komuniste në Kore të zgjidhjen në mënyrë diplomatike./arbresh.info/

Të ngjashme