Edhe pse askush nuk e bën këtë banania duhet të hahet e pa qëruar.
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Ato kanë një sasi të lartë kaliumi, magnezi dhe fibrash.
A jeni të sigurt që njerëzit do e bëjnë këtë? Sigurisht. Shumë njerëz (veçanërisht në kulturat aziatike dhe indiane) kanë ngrënë lëkura bananesh për vite.
Ndërkaq, nuk është e nevojshme që të përdorësh gjithë bananen, lëvorja është një burim i mirë vitaminash dhe ushqyesish shtesë.
Përveç kaliumit që ndihmon për të balancuar elektrolitet dhe rritjen e qelizave, lëkurat e bananeve janë një burim fantastik magnezi (për një zemër të shëndetshme dhe sistem imunitar të fortë), fibrash (për shëndetin e shtyllës kurrizore) dhe vitaminash B12 dhe B6 (për metabolizmin dhe qeliza të forta).
Lëvorja e bananes përmban triptofan, një përbërës kyç në prodhimin e serotoninës, substancë e cila ndihmon në parandalimin dhe luftimin e depresionit dhe ju ndihmon të flini më mirë, transmeton Telegrafi.
Sipas dr Anne Daniels, nga shoqata e të ushqyerit në Britani, thuhet se lëkura e bananes përmban fije dietike që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Por çfarë shije kanë? Ndryshe nga fruti, i cili është i butë dhe i ëmbël, lëkura ka shije lehtazi të hidhur, si dhe e thatë. Por, varet nga sa të pjekura janë.
Lëkurët e bananeve të papjekura janë të trasha, me shumë fibra dhe të hidhura. Duke u pjekur, lëkura iu hollohet dhe bëhet më e ëmbël, duke i bërë ato të përshtatshme për konsum.
Një nga mënyrat për ta konsumuar më mirë është nëse e skuq lëkurën apo e zien për gati 10 minuta.
Megjithëse nuk është një shije aspak e këndshme, ekspertët sugjerojnë që t’i hani bananet bashkë me lëkurën sepse do të sillte një sërë përfitimesh shëndetësore.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...