Policia britanike ka arrestuar 11 persona gjatë një seri bastisjesh të kryera gjatë natës, në kuadër të një operacioni masiv kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Sikurse njofton BBC në edicionin e saj online, personat janë arrestuar në Londër, Birmingem dhe Gejtshid. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar që përdorte automjete të modifikuara për të futur emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, paralelisht 15 persona janë arrestuar në Bullgari dhe Belgjikë. Rreth 200 oficerë morën pjesë në operacionin e drejtuar nga Home Office dhe i koduar me emrin “Halifax”.
Personat e trafikuar janë kryesisht nga Afganistani, Pakistani dhe Vietnami. Grupi kriminal përdorte për trafiqet e tij furgonë dhe kamionë të modifikuar për krijimin e hapësirave për fshehjen e njerëzve, të cilët udhëtonin përmes Europës, deri në Britani.
Drejtori i seksionit të Hetimit Kriminal dhe Financiar, Steve Dann deklaroi se rrjeti kishte kryer përpjekje sistematike për të shmangur kontrollet e oficerëve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai i qënieve njerëzore është një trafik mizor e i rrezikshëm, ku njerëzit e cënueshëm trajtohen si mallra. Shumë prej tyre pasi mbërrijnë kalojnë në duart e grupeve të tjera kriminale, që mundohen t’i shfrytëzojnë për qëllime të skllavërisë moderne, përfshirë këtu atë seksuale apo punën e detyruar”, deklaroi Dann.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës