Pas dy viteve në rajon mund të kemi një kampionat të ri, në të cilin do bënin gara skuadrat më të forta të cilat do bashkoheshin rreth një projekti të ri garues që mban emrin “Mega Liga”, shkruan “Alsat M”.
Sipas plan programit të hartuar, planifikohet që në këtë ligë rajonale do merrnin pjesë 42 skuadra nga Evropa juglindore.
Krahas ekipeve ballkanike në të do merrnin pjesë edhe skuadra nga Qipro, Azerbajxhani, Moldavia, Gjorgjia, Armenia dhe Izraeli.
Nga Maqedonia në radhë të parë do të luante Vardari,ndërsa në “Mega Ligë” për herë të parë nga të gjitha Ligat e deritanishme rajonale për herë të parë do luanin skuadra të Kosovës dhe ato të Shqipërisë.
Kjo ide ka dalë nga Bullgaria, ku edhe është formuar shoqata e cila duhet të luftojë për organizimin e këtij kampionati.
UEFA duhet të jepë dritë jeshili. Në grup të njëjtë të këtyre garave do ishin skuadra nga Kosova e Serbia, Maqedonia e e Greqia, por edhe ato të Serbisë dhe Kroacia dhe kjo mund të shkaktojë probleme politike.
Mediat bullgare spekulojnë se të ardhurat nga të drejtat televizive mund të arrijnë në më shumë se 200 milionë euro.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...