Koreja Veriore mund të jetë në prag të luftës civile, ndërsa vendasit e tërbuar synojnë të shkatërrojnë përmendoret dhe monumentet që lavdërojnë dinastinë Kim.
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka urdhëruar rritjen e sigurisë në vendet ku janë të ngritura përmendore që dëshmojnë historinë e familjes së tij, transmeton portali arbresh.info
Statujat dhe muralet që tregojnë tre liderët e vendit komunist janë vënë në shënjestër nga qytetarët të cilët janë të zemëruar ndaj mirëqenies së dobët në vend.
Me rritjen e urisë dhe me sanksionet e fundit ekonomike të vendosura nga OKB, në popull është shfaqur një zemërim në rritje ndaj Kim dhe qeverisë së tij njëpartiake.
Në veçanti, qytetarët janë të frustruar në rritjen e përqëndrimit në armët bërthamore dhe luftën, përderisa shumica nga ta janë duke jetuar në skamje.
Profesori Toshimitsu Shigemura i Universitetit Waseda ka theksuar se ka është njoftuar në lidhje me incidentet që synojnë shkatërrimin e statujave dhe monumenteve për familjen Kim.
Ai ka shtuar se Kim Jong-un është duke e humbur popullaritetin e tij, sidomos te gjeneratat e reja./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...