Ndërron jetë 38-vjeçari nga Elbasani, i vuri flakën vetes me benzinë

20:07 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë i riu që i vuri flakën vetes sot me benzinë në qytetin e Elbasanit.

Ai quhet Elton Hodo 38 vjeç nga lagja “Syrja Dylgjeri” Elbasan.

Ai ndërroi jete rruges per ne Tirane, teksa u nis per trajtim me te specializuar, por nuk ia doli dot per shkak se kishte marre plage te renda nga zjarri.

Shkak i ngjarjes dyshohet depresioni, teksa “Panorama” meson se ai kishte pak kohe qe ishte kthyer nga Greqia.

03-2-1024x576_1509039412-6811810

I riu kishte qenë emigrant ne Greqi per disa vite dhe kohet e fundit kishte kaluar depresion.

Gjate kohes qe ishte ne Shqiperi ai kishte kërkuar vazhdimisht pune por nuk kishte gjetur asnjëherë.

Sot ne mesdite kishte blere ne një karburant 1 liter benzine dhe u vetedogj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme