Në qendër të qytetit të Prizrenit, KFOR-i turk dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës mbajtën një stërvitje të përbashkët për kërkim-shpëtim, e cila u organizua si rezultat i trajnimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga KFOR-i turk.
Në qytetin e Prizrenit u mbajt stërvitja e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Kosovës në Bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Brigadës së Mbështetjes Operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë stërvitjes, sipas një skene të parapërcaktuar, në një ndërtesë në qytet ishte simuluar zjarr, ku në fund të stërvitjes, ushtarët u lëshuan nga kulmi i ndërtesës me flamuj turq dhe kosovarë, shkruan AA.
Pas përfundimit të stërvitjes, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, koloneli Ihsan Tavazar përgëzoi ushtarët e FSK-së për përfundimin në mënyrë të suksesshme të këtij trajnimi. Ai po ashtu dha dhurata simbolike për pjesëmarrësit.
Qytetarë të shumtë prizrenas, treguan interesim të lartë për stërvitjen, duke iu bashkangjitur asaj me duartrokitjet e tyre.
Ndryshe, kjo stërvitje u realizua si rezultat i trajnimit të dhënë të KFOR-it turk në Kosovë për regjimentin e Kërkim Shpëtimit të Brigadës së Mbështetjes Operacionale të FSK-së.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...