Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se partia e tij është duke bashkërenditur bisedat me kryetarët e degëve dhe kandidatët për kryetar rreth zgjedhjeve lokale të balotazhit.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Mustafa tregoi se subjekti të cilin e udhëheq ai do t’i fitojë dhjetë komunat në të cilat është në balotazh, shkruan Indeksonline
Madje, Mustafa tha se prioritet do të mbetet edhe rikthimi i kryeqytetit, i cili që nga paslufta ishte bastion i LDK-së.
“Qëllimi është që t’i angazhojmë gjithë potencialin e LDK-së që e kemi dhe të kryetarëve të komunave që kanë fituar. 10 komunat do ti fitojmë si dhe do ta kthejmë edhe Prishtinën. Mirëpo duhet të punojmë me qytetarët. Gjitha premtimet që i ka dhënë Arban Abrashi janë premtime që mund të realizohen”, ka thënë ai pas mbledhjes së Këshillit./Indeksonline/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...