Google ADS

Pesë të arrestuar për vrasjen në Sharban të Prishtinës

17:29 | 26 Tetor 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve sot në fshatin Sharban të Prishtinës, ndërkohë që është vënë në kërkim edhe pas të dyshuarit të gjashtë.

Në incidentin me armë zjarri ka humbur jetën Sh. R., rreth 60-vjeç, i cili duke mos mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, derisa personat e plagosur janë F. R., 33-vjeç dhe Xh. R., 30-vjeç, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është duke hetuar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme