Gazeta Lajm e Maqedonisë ka siguruar fotografinë dhe emrin e vajzës për të cilën thuhet se e ka imituar deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, te incizimi erotik që u paraqit vitin e kaluar në internet.
Bionde e bukur dhe atraktive nga Shkupi. Kjo është vajza që përfolet se imiton ish-deputeten. Fotoja e saj përmes njerëzve të afërt të ish deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti.
Kurse ata thonë se identitetin e saj e kanë zbuluar përmes një ministri aktual në qeverinë e Maqedonisë.
Edhe pse nuk pretendojmë me qind për qind siguri se kjo bionde është vajza që flet te incizimi, megjithatë të gjithë që e njohin pajtohen se ajo ka aftësi të mëdha për të imituar zërat e të tjerëve.
Po ashtu thuhet se ka raporte të afërta me qarqe politike, falë të cilave është punësuar në një vend atraktiv pune në një institucion shtetëror, ku rrogat janë të majme.
Për shkak të sugjerimeve nga shoqatat gazetareske dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kemi vendosur që të fshehim fytyrën e vajzës në fjalë, si dhe identitetin e saj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...