Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte se qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë dhe nuk ka nevojë për interpretim.
“Ata mbështesin prokurorët dhe gjyqtarët për një hetim të paanshëm për të vënë para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin dhe që imuniteti parlamentar të mos përdoret për t’i mbrojtur”, ka thënë Basha.
Në një prononcim për mediat, Basha ka thënë se pavarësisht votimit të djeshëm në Parlament kundër heqjes së imunitetit, Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“Faktet e dala publikisht që disponohen nga prokuroria shqiptare dhe partnerët do bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësi penale jo për ndihmën që i ka dhënë një bande, por për ta kthyer Shqipërinë në depozitën e kanabisit dhe tranzitin e drogave të forta. Këto janë konstatimet e ndërkombëtarëve dhe jo të PD”, ka theksuar Basha, shkruan Top Channel.
Basha është shprehur se, Tahiri është vetëm fillimi i çmontimit të një narko-shteti, një betejë kjo që sipas tij nuk do të jetë e lehtë e as e shkurtër, por ku PD do ketë rolin e saj.
“Rol në mbështetjen e prokurorisë, në planin legjislativ për të zhveshur politikanët e mafias nga çdo alibi dhe me planin politik për të çliruar Shqipërinë nga narko-shteti, që ka depërtuar në çdo strukturë qeveritare”, ka paralajmëruar Basha.
“Këtu jemi krah për krah me SHBA, beteja sapo ka nisur dhe jemi të inkurajuar për mbështetjen që do t’i jepet Shqipërisë në javët në vazhdim”, ka shtuar kreu i PD.
Sa i takon interpretimit që kryeministri i ka bërë deklaratave të SHBA, kreu i opozitës e ka cilësuar atë si një deklaratë në kushtet e dëshpërimit.
“Qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar, pasi SHBA kanë folur fare qartë për mbështetjen që i është dhënë prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe dënimit të çdo veprimi për të mbrojtur politikanët e inkriminuar. Rama ka qenë pjesë e problemit dhe tani refuzon të jetë pjesë e zgjidhjes. Pa dijeninë e tij Shqipëria nuk mund të shndërrohej në bazë kanabisi. Tahiri është vetëm një hallkë”, ka shtuar Basha.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?