Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Presidenca Estoneze e Këshillit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Gjatë këtij forumi, Ministri Tahiri ka prezantuar reformat në sektorin e drejtësisë, me theks të veçantë ato që adresojnë çështjet e përgjegjësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë.
“Pavarësia e gjyqësorit dhe paralelisht me të edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia, janë dy parime kryesore që udhëheqin qeverisjen demokratike dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij sektori. Ne jemi duke punuar në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe duke mbështetur plotësimin e kushteve teknike dhe financiare për qëndrueshmërinë e tij, por paralelisht me këtë, jemi duke avancuar politikat tona që adresojnë çështjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha Ministri Tahiri gjatë fjalimit të tij.
Në sesionin e dytë, u diskutua për fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile, me ҫ’rast Ministri Tahiri shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, përmes arritjes së marrëveshjeve bilaterale që rregullojnë këto fusha.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?