Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hungari, ku të premten do të merr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor e cila do të mbahet në Budapest.
Gjatë kësaj Konference, kreu i Kuvendit të Kosovës do të flas për integrimet evropiane dhe sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Budapest, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të pritet në takim bilateral edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér.
Në Konferencën e tetë të kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë krerët e Kuvendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Serbia, ndërsa nikoqir i kësaj konference është kreu i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek