Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një vizitë në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina”, ku u prit nga rektori Marjan Dema me prorektorët.
Më pas, kryeministri zhvilloi takime pune me rektorët e universiteteve publike (Konferenca e rektorëve) të Gjakovës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Mitrovicës, dhe me dekanët e njësive akademike, të Universitetit të Prishtinës, me të cilët bisedoi për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballen universitetet publike në Kosovë.
Haradinaj, para mediave, ka vlerësuar takimin si të frytshëm, duke theksuar se qeveria në përputhje me përgjegjësitë e saj, do të përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë dhe do të ndërmarrë hapa e veprime konform me gjendjen në arsimin e lartë.
Duke folur rreth qëllimit të vizitës, kryeministri theksoi rëndësinë që ka ngritja e parametrave të cilësisë së arsimit të lartë, që garantojnë të ardhmen e gjeneratave të reja, studentëve, gjë që është obligim i kësaj gjenerate.
“Nuk mohojmë të arriturat, punën dhe situatat që na nderojnë, por interesimi ynë është që të avancojmë këta parametra, qoftë si qeverisje në arsim të lartë, menaxhim, dhe njëkohësisht përmes jush të avancojmë këta parametra për fëmijët tanë, studentët…”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri tha se ai dhe Qeveria që e drejton do të ofrojë përkrahjen si një qeveri që ka kapacitet implementues, për Rektoratin, universitetet ekzistuese në vend dhe veçanërisht për studentët.
Rektori Dema, së bashku me prorektorët dhe dekanët e njësive akademike e informuan kryeministrin Haradinaj për proceset dhe reformat e përgjithshme që janë duke u ndërmarrë në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Ai i tha kryeministrit se të gjithë janë të përkushtuar, që Universiteti i Prishtinës brenda dhjetë vjetësh të bëhet një universitet elitar që konkurron për prestigj në rajon edhe më gjerë.
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...