Prishtinë, një i vrarë dhe një i plagosur

16:06 | 26 Tetor 2017
M. A.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14.00, kemi marrë informatat se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë rast janë shoqëruar në polici disa persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme