Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili e përgëzoi ministrin Lekaj për pozitën e re dhe me të cilin biseduan për çështje që u përkasin dhe janë në interes të të dy vendeve.
Gjatë bisedës, ambasadori Minxhozi kërkoi nga ministri Lekaj, që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën, aq më parë kur dihet se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.
Gjatë bisedës u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera.
Ministri Lekaj tha se ne jemi të fokusuar që në raportet tona të ndërsjella të mos ekzistojë asnjë pengesë dhe se pala kosovare do t’i marrë mbi vete të gjitha obligimet që i takojnë.
Moti sot me diell dhe vranësira
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha