Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, ka pritur sot në takime të ndara Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Në këto takime, Ministri Ismaili i ka falënderuar ambasadorët Chabert dhe Kapitanoviq për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës këto dy shtete respektive në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Gjithashtu, në takime është shprehur gatishmëria e Francës dhe Kroacisë për vazhdimin e përkrahjes në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe për arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA