Basha i ofron ambasadorit Lu prova për Saimir Tahirin

14:09 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas reagimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu në lidhje me arrestimin apo jo të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ai pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Në takimin, ku ka qenë e pranishme edhe kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, mësohet se Basha ka folur për provat dhe faktet që disponon Partia Demokratike në procesin Tahiri.

Opozita i është bashkuar qëndrimit të prokurorisë se ministrat e qeverisë Rama i dhanë mbështetje bandës së Habilajve për trafikun e drogës, shkruan Lapsi.al.

Përveç atyre që kanë dalë në media, mendohet se opozita ka fakte dhe prova të tjera që përfshijnë ministra të tjerë veç Saimir Tahirit në kontakt me Habilajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme