Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona të nënshkruaj me yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe mund të largohet nga klubi në Emirates falas ose për një çmim më të lirë në janar, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari nuk do të vendos lapsin në kontratën e re te klubi londinez nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger. Ish ylli i Real Madridit ka qenë i lidhur edhe me transferimin te Manchester United në javët e fundit në mënyrë që të ribashkohet me Jose Mourinhon.
Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka disa ide të tjera.
Ata thonë se reprezentuesi argjentinas i ka dhënë drejtorëve të Barcelonës të mendojnë për transferimin e Ozilit verën e ardhshme në vend të Philippe Coutinhos.
Messu beson se Ozil mund të jetë një blerje e mençur në krahasim me mesfushorin e Liverpoolin./arbresh.info/
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...