Lirohen 8 aktivistët e akuzuar për terrorizëm

14:00 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info
Gjykata e Stambollit ka liruar tetë aktivistë të të drejtave të njeriut, që ishin akuzuar nga gjykata turke për terrorizëm, transmeton arbresh.info
Gjykata në turke dje ka arrestuar disa aktivistë për të drejta të njerëzve, në mesin e tyre drejtori i degës lokale të organizatës Amnesty International dhe një shtetas gjerman dhe një suedez.

Ata janë në mesin e 11 aktivistëve që përballen me 15 vjet burgim nën akuzat se kanë bërë përpjekje të krijojnë “kaos në shoqëri” dhe të ndihmojnë një “organizatë të armatosur terroriste”.

Të gjithë të akuzuarit i mohojnë akuzat kundër tyre.

Për shkak të këtij rasti Turqia është përballur me akuza për mungesë të shprehjes së lirë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme