Në Tiranë po mbahet “Tirana Business Matching”, në të cilin po marrin pjesë qindra biznese nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera.
Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës Safet Gërxhaliu tha duhet të rritet bashkëpunimi ndërmjet vendeve.
“Bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë në fokus të zhvillimeve rajonale”tha ai.
Sipas tij Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi të mëdha për thellim të bashkëpunimit.
” Dy vendet duhet që përmes politikave fiskale të përafrojnë dhe rrisin bashkëpininin. Kjo do të ishte një mundësi për gjenerim të zhvillimit” tha ai.
Gërxhaliu është takuar edhe me udhëheqësit e dhomave kombëtare të Shqipërisë, e Maqedonisë e përfaqësues të dhomave nga Lugina e Preshevës ne të cilët u dakorduan për krijimin e Asosacionit të Përbashkët i cili do të jetë në shërbim të bizneseve dhe ndërmarrjeve prodhuese në vendet përkatëse.
Kurse Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend që nuk mungojnë problemet nëse ju do të gjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjesht si vendi ku mund të bëjnë biznes, por si vendi që duhet të anëtarësohet në BE dhe duhet të përmbushë një sërë standardesh.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...