Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se në fund të numërimit të votave në kryeqytet, falënderon të gjithë ata që kanë besuar në të dhe në rrugën, siç ka thënë të përbashkët drejt qeverisjes së re.
“Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike”, ka shkruar ai në Facebook
“Veçanërisht, dua të falënderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë”.
“E kemi vetëm edhe një detyrë të fundit me 19 nëntor që përfundimisht ta sjellim ndryshimin dhe zhvillimin e dëshiruar për të gjithë. Dilni dhe votoni, me 20 nëntor fillon një periudhë e re për kryeqytetin tonë”.
“Përgjithmonë i Juaji, Arbani”, ka shtuar ai.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...