Kylian Mbappe është duke shijuar kohën së bashku në fushë me Neymarit te Paris Saint Germaini duke e quajtur gjithashtu yllin brazilian “si një vëlla të madh”.
Mbappe iu bashkua skuadrës në Parc des Princes nga Monaco në një marrëveshje që do t’i kushtoj atyre 160 milionë euro pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
“Ai me të vërtetë sillet si një vëlla i madh me mua”, ka thënë ai për ‘This is Paris’.
“Për mua është e mrekullueshme të jesh me një lojtar si ai çdo ditë”
“Ai është me të vërtetë një lojtar i mrekullueshëm që do t’i ndihmoj PSG-së të kaloj në një nivel tjetër. Ne jemi të kënaqur që e kemi atë. Ne shpresojmë që ai ndihet mirë këtu sepse atëherë ai do të jetë në gjendje të bëjë gjëra të mrekullueshme”
Mbappe kaloi te gjiganti francez menjëherë pasi Neymari finalizoi transferimin për 222 milionë euro./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel,...
Osmani i prinë sot manifestimit tradicional “Ecja Simbolike”...
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...