Prokurori special, Abdurrahim Islami, ka pranuar para Gjykatës Themelore të Prishtinës se një pjesë e provave që ai administron dhe ka paraqitur gjatë procesit gjyqësor, janë shfajësuese për katër të dyshuarit për terrorizëm në rastin e sulmit të 4 gushtit 2016, në Kuvend të Kosovës.
“Prokuroria në këtë rast, deklaron se në shumicën e raporteve, nuk është zbuluar ndonjë provë që do t’i lidhte drejtpërdrejt të akuzuarit me rastin”, ka thënë prokurori në seancën ndaj 4 aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm.
Megjithatë, ai më tutje ka thënë se kjo ka ndodhur pasi të dyshuarit Frashër Krasniqi, Atdhe Haliti, Egzon Arifi dhe Adea Batusha kanë përdorur mjete të sofistikuara gjatë kryerjes së sulmit. Këto prokurori i ka thënë në seancën gjyqësore, e cila po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku prokurori po prezanton provat që i administron. Gjatë prezantimit është evidentuar se Prokurori Special disa nga provat ende nuk i ka dorëzuar në Gjykatë për administrim.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...