KSHZ e shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

12:01 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot filloi me shpërndarjen dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën.

Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja, materialin zgjedhor e dorëzon deri te KKZ-ja më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-ja është e obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhorë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 35 komuna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme