Google ADS

Igli Tare lavdëron mesfushorin Lucas Leiva

12:00 | 26 Tetor 2017
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar mesfushorin Lucas Leiva.

Ish mesfushori i Liverpoolit është duke shijuar një formë të shkëlqyer në karrierën e tij te Lazio këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është duke zbuluar vetëm si në befasi për skuadrën tonë. Ne jemi shumë të lumtur”, tha i entuziazmuar ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.

Ndërkohë, Lucas është i kënaqur me formën e tij, por dëshiron të shënoj edhe më shumë gola te skuadra italiane.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si janë duke shkuar gjërat”, tha Lucas.

“Por do doja të shënoja më shumë gola. Ky është qëllimi im, megjithëse nëse Ciro Immobile vazhdon të luaj kështu, unë nuk do të kem nevojë”

Lazio aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë, tri më pak se Napoli në krye të tabelës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme