Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid, thotë se Kosova është Evropë, dhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, raporton arbresh.info.
Ky është edhe mesazhi i përcjellë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke e vlerësuar lartë edhe implementimin e Marrëveshjes për Drejtësi dhe procesin elektoral të zgjedhjeve lokale.
“Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian,” është shprehur Shmid, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Sipas saj, Mogherini dhe dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kanë shprehur mbështetjen për Ballkanin Perëndimor dhe avancimin në reforma në drejtësi, të drejta të njeriut dhe fusha të tjera, raporton arbresh.info.
“Duam të promovojmë një administratë kredibile, mbështetjen e ekonomisë në hapjen e vendeve të reja të punës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,” është shprehur Shmid.
Ajo thotë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit,” është shprehur Shmid.
Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme, dhe ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë.
Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon, dhe thotë se është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1578039518927801/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...