Ilir Gashi në këtë mbledhje ka thënë se dëshiron të dijë se kur mund të përfundoj procesi lidhur me numërimin.
“Ka ankesa të shumta se kur do të përfundoj dhe këtu po shihet se vetëm 19% e materialit është skanuar. A është ky shifër për gjithë punën?”, ka thënë ai.
Burim Ahmetaj i është përgjigjur duke thënë se duhet të skanohet edhe fletëvotimet me kusht që të përfundoj ky proces, përcjell arbresh.info.
“Jemi duke punuar në këtë drejtim me tri ndërrime ku 19% është skanuar por ka edhe të tjera. Shumë shpejt do ta mbyllim këtë proces”, ka thënë ai.
Adnan Jonuzi përfaqësues i VV ka thënë se tek votimi me kusht duhet të bëhet një analizë më e gjerë që të shihet mos është votuar më shumë se njëherë.
“Ka komuna që janë mbi 100 mijë banorë e kanë votuar 300 banorë me kusht dhe e kundërt ka komuna me numër të vogël banorëve e votues me kusht ka më shumë. Po ashtu duam një numër për fletëvotimet e pavlefshme ku thuhet se për Kuvend Komunal ka më shumë. Po ashtu nëse vendosni ta anuloni ndonjë zarf të votimit me kusht si e bëni atë”, ka thënë ai.
Ahmetaj i është përgjigjur se anulimi bëhet nëse ai nuk është pjesë e komunës ku ka votuar.
“Kemi raste kur zarfi është por nuk ka nënshkrim. Po ashtu e kundërta dhe ne i krahasojmë këto të dhëna dhe nëse nuk përputhet ne i anulojmë. Thash kanë dikund 27 raste të tilla. E sa i përket shpërputhjes është herët të flitet në këtë fazë sepse nuk ka fletëvotime apo ka ngatërrim rubrikash. Kurse për rinumërim e thash se kanë disa raste për kryetar komunash që duhet rinumëruar. Por tani jemi në procesin e futjes së të dhënave dhe do ta përgatisim raportin e auditimit për KQZ. Por kemi mospërputhje të madhe të dhënash”, tha ai.
Kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët morën vendim që 3 kuti për kryetar komune dhe 21 kuti për kuvende komunale të numërohen plotësisht dhe jo pjesërisht.
“Vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe në Suharekë të numërohen plotësisht. Ndërsa 21 për kuvend komunal të numërohen. Ndërkaq 27 raste tjera të procesohen tek KQZ “, tha ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...