Google ADS

Hoxha merr përkrahjen e Suedisë në proceset integruese

10:16 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, ka pritur sot të ngarkuarin me punën e Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, me të cilin ka diskutuar rreth procesit integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.

Pasi theksoi përkushtimin për dinamizmin e procesit integrues, Ministrja Hoxha, vuri në dukje prioritetet ndër të cilat janë, zbatim i MSA-së, fuqizimi i sundimit të ligjit, reforma konform rekomandimeve për këtë proces si dhe liberalizimin e vizave.

“Dinamizmi i procesit është përmbajtjesor dhe gjithëpërfshirës. E ardhmja jonë është e përcaktuar dhe për këtë kemi konsensus nacional. Përgjegjësitë tona do t’i kryejmë dhe presim integrimin e plotë të vendit tonë në institucionet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.

I ngarkuari me punë i Ambasadorit për Kosovën, z. Anders Wollter, vlerësoi angazhimin e institucioneve për procesin integrues, duke ofruar mbështetje në këtë proces.

“Ne vlerësojmë angazhimin institucional të Kosovës për procesin integrues. Mbretëria em Suedisë do të jetë përkrah jush, ashtu sikur kemi qenë deri më tani. Sfidat e procesit integrues dhe vlerat e këtij integrimi, Kosovën do ta bëjnë vend më të mirë dhe pjesë të vlerave evropiane, aty ku edhe e ka vendin”, theksoi Z. Wollter, duke i dhënë përkrahje Ministres Hoxha.

Intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së procesit integrues nga Mbretëria e Suedisë, sipas Ministres Hoxha, do të shënojnë përparim dhe arritje të re me interes për vendin dhe qytetarët tanë, duke i kontribuar realizimit sa më të shpejt të këtij prioriteti qeverisës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme