Luftimi i mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Kosovës dhe presioni, siç e quajnë serbët, nga SHBA-të që Serbia t’i jep fund lidhjeve të ngushta me Rusinë ishin dy pikat kyçe që u diskutuan në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarit amerikan.
Sipas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema bënë që takimi ta zgjaste mbi një orë e gjysmë, dhe prologu i krejt kësaj ishte mesazhi që përçoi zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, se Beogradi nuk duhet të ulet në dy karrige.
Burimet e medias në fjalë thonë se mysafiri e këshilloj presidentit serb që të respektohet integriteti territorial i Kosovës.
E kjo çështje e nervozoj presidentin serb.
Vuçiq tha se kështu SHBA nuk u sollën nëntë vite më parë. Tutje, ai tha se qëndrimi i tij për gjeneratat e ardhshme nuk do të ngarkohet me konflikte te ngrinë që është një pengesë e për pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ndërkaq, ai nuk harrojë t’i tregojë që, sipas tij, Prishtina po e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njëanshme dhe të vazhdueshme.
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së