Barcelona raportohet se është e interesuar në mbrojtësin qendror të Napolit, Kalidou Koulibaly, por ai do t’i kushtoj atyre 50 milionë euro.
Mbrojtësi qendror u bë pjesë kryesore e skuadrës së Maurizio Sarrit dhe ka rinovuar marrëveshjen e tij në shtator të vitit të kaluar duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur mbrojtësin që të jetë i lidhur me transferimin larg nga gjiganti italian dhe sot (e enjte), mediat spanjolle raportojnë se Barcelona është e interesuar për të sjell atë në Camp Nou.
Por, asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet deri në vitin e ardhëm dhe “Partenopei” mund të kërkoj të paktën 50 milionë për futbollistin e tyre, i cili tani ka filluar të njihet me nofkën ‘K2’./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...