Casillas iu përgjigjet spekulimeve për largim nga Porto

08:44 | 26 Tetor 2017
Arbresh Info

Spekulimet kanë shpërthyer ditëve të fundit duke thënë se Iker Casillas është i vendosur për largim nga Porto në muajin janar.

Pasi Casillas qëndroi në bankinë në tri ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe për shkak të presionit nga FFP për shkak të pagës së tij të madhe, Casillas u raportua se është afër largimit nga Porto, transmeton portali arbresh.info.

Por, ish ylli i Real Madridi ka thumbuar gazetarët duke thënë se klubi tij siç duket ka folur vetëm me gazetarët dhe jo me të.

“Ata kanë folur me ju dhe mua nuk më kanë thënë asgjë?, shkroi ai në Twitter në lidhje me lajmin rreth largimit të tij.

“Me kë keni folur ju në Porto?

Ai më pas vazhdoi duke iu referuar linjave në shkrimin nga gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ duke zbuluar se cilët rreshta janë të pavërtetë.

“Rreshtin 4, 76, 98, 6, 35, 74, dhe 65 i kam kontrolluar dhe nuk janë në rregull”, shpjegoi ai tutje.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme