Transmetuesi publik në Gjermani, ZDF, ka gjetur dëshmi se refugjatët në Berlin janë duke u marrë me prostitucion.
Sipas gazetarëve, është zhvilluar një rrjet që përfshin të paktën një qendër refugjatësh, kur rojet e sigurisë veprojnë si tutorë, transmeton portali arbresh.info
Tiergarten i famshëm në qendër të qytetit është kthyer në një “parajsë” për tutorët, kur nuk përjashtohet edhe shitja si prostituta e të miturave.
Sipas Diana Henninges, që punon për organizata për ndihmë ndaj refugjatëve në Berlin, presioni vjen sepse në shumicën e rasteve ata ndjehen të refuzuar dhe nuk kanë punë.
Disa nga emigrantët ndihen të detyruar që të dërgojnë para në familjet e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i fituar ato. Disa të tjerë janë duke paguar borxhet që kanë për trafikantët që i kanë sjellur deri në BE.
Njëri nga rojet e sigurisë e ka pranuar punën që e bën dhe ka theksuar se për çdo “takim” ai fiton 20 euro.
Ai ka shtuar se refugjatët e bëjën këtë punë sepse nuk kanë mundësi tjera që të fitojnë.
Gjermani është përballur me një fluks të madh të refugjatëve gjatë vitit 2015, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel, pranoi t’i hapte dyert për refugjatët dhe emigrantët që largoheshin nga Lindja e Mesme./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...