Robbie Williams tërhiqet nga muzika

01:11 | 26 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Këngëtari  i  famshëm  Robbie Williams ka njoftuar  fansat  e tij  se do  të  duhet  të  tërhiqet për pak  kohë  nga  muzika.

Pas  përgjigjes  së  analizave  që  ka  marrë  ai  duhet  të  jetë në kujdesin  intesiv  të  mjekëve.  Për shkak të problemeve shëndetësore këngëtari  do anulojë edhe turneun e tij.

Ai  thotë  se  ka  5  javë që po kalon këtë gjendje të vështirë dhe  tërheqja  nga  koncerti  tregon  se  është  shumë  serioze pasi  ai  asnjëherë  nuk  i  ndërpret  angazhimet  e  tij.   Ai  thotë  se  për  fat  të  keq  shqetësimet  u  shfaqën  në  fund  të  turneut ,  ndërsa gjithçka  deri  në  këtë  moment  ishte  perfekte. Robie tregon  se  fansat  ishin kudo  për  të  dhe  grupi  po  funksiononte  shumë të mirë por  shëndeti  mbetet  parësor  dhe nuk  mund  ta  anashkalojë  këtë  gjendje  të  vështirë.

Tani  do  t’i duhet te ndryshojë stilin  e  jetës  së  tij, duke  u  bërë  vegan  e praktikuar yoga. Robbie pritet të rifillojë turneun e tij në  Zelandën e Re më 14 Shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme