Bushi i madh akuzohet për ngacmim seksual; kërkon ndjesë

00:36 | 26 Tetor 2017
Trina Galanxhi

George Bush Senior kërkoi ndjesë për çdo keqkuptim dhe sjellje që mund të ketë shkaktuar shqetësim, pas akuzave të bëra në publik ndaj tij për ngacmin seksual.

Aktorja Heather Lind deklaroi në Instagram se ish-Presidenti amerikan e kishte prekur nga të pasmet nga karrigia e tij me rrota dhe se i kishte bërë një shaka “të ndyrë”.

Ngjarja, sipas Lind ka ndodhur në vitin 2014 kur ajo i ishte afruar Presidentit për një foto.

“Incidenti ishte një përpjekje për shaka e Presidentit. Në asnjë rrethanë Presidenti nuk ka dashur që të ngacmojë apo të ofendojë dikë. Ai kërkon ndjesë nëse gjesti i tij me humor ka ofenduar zonjën Lind”, deklaroi një zëdhënës i George Bush.

Heather Lind denoncoi rastin në fjalë përmes një postimi në Instagram, postim që më pas e fshiu prej rrjetit.

George Bush Senior, 93 vje, 93 vjeç, ka shërbyer si President i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993 dhe është babai i George W. Bush, që shërbeu dy mandate nga 2001 deri në 2009./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme