Qëndron Kastrati, kandidat i Vetëvendosjes në balotazh me Shaip Surdullin e LDK-së, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se rivali i tij në garën për Kamenicën është i konsumuar politik.
Në debatin për Kamenicën Surdulli ka thënë se Kastrati është i papërvojë në udhëheqje të komunës dhe beson se ai është kandidati i duhur për këtë post.
“Nuk ka gjasa që të fitojnë [LDK-ja]. Qeveria e fundit gjithmonë ka zvogëluar buxhetin për Kamenicën. Problemi tjetër është se Surdulli është i konsumuar politik. Besoj se humbja e LDK-së do t’i ndihmonte partisë që të krijohej një hapësirë një grup i ri. LDK-ja i ka ndërruar dy kryetarë ndërsa kryetari i saj në Kamenicë është ende në këtë post”, ka thënë Kastrati, derisa Surdulli i është kundërpërgjigjur duke thënë se kandidati i VV-së po gënjen.
Kastrati ka akuzuar Surdullin se gjatë qeverisjes së tij në Kamenicë ka blerë një xhip në vlerë prej 30 mijë eurove, të cilin e ka shfrytëzuar për gjueti dhe për vizita personale.
“Nuk është e vërtetë dhe më vjen keq se je djalë i ri dhe nuk është mirë që të gënjesh. Një xhip e patëm ble në atë mandat, nuk ka qenë diçka i jashtëzakonshëm dhe është përdorur për shërbimet e komunës. Kandidimi i Kastratit është imponuar dhe është penduar që i ka hyrë kësaj gare”, ka thënë Surdulli.
“Kemi qenë dy mandate dhe gjatë kësaj kohe është arritur një përparim i madh në Kamenicë. Unë kam fakte që është punuar dhe konsiderojmë se jemi të duhurit që kemi udhëhequr Kamenicën dhe në krahasim se si ka qenë më përpara, janë bërë ndryshime të mira. Janë ndërtuar mbi 17 shkolla. Është bërë asfaltimi i shumë rrugëve. Është ndërtuar administrata. Jam kryetari i parë i komunës pas luftës dhe kemi pasur rezultate dhe kemi konsideruar se zgjidhja më e mirë është që të rikthehem prapë në Kamenicë”, ka shtuar kandidati i LDK-së.
“Kastrati nuk merr vesh se si të udhëhiqet komuna, ne kemi përvojë dhe jam aktivist që prej themelimit të LDK-së. Babai i Qëndronit ka qenë kryetar i një dege të Prishtinës dhe jemi njoftuar gjatë takimeve me Ibrahim Rugovën. Qytetarët nuk do të lejojnë që të bëjnë prova dhe të humbin gjatë mandatit të ardhshëm”, ka theksuar Surdulli, i cili e ka akuzuar Kastratin se deri para zgjedhjeve komunale ka qenë banor i Prishtinës.
“Unë e pranoj që nuk i di problemet e Kamenicës, shumë prej të cilave ke qenë shkaktar ti. Unë konsideroj se jam i duhuri për të zgjidhur këto probleme. Deri në vitin 97 e kemi pasur shtëpinë në Hogosht të Kamenicës. Unë jam i interesuar të shkoj të jetoj në Dardanë. I kam nxjerr dokumentet për t’u bërë banor i Kamenicës. KQZ-ja e ka zyrën dhe e ka trajtuar ligjshmërinë time që të kandidoj në Dardan”, ka thënë veç të tjerash Kastrati.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...