Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Podgoricës rinisi procesi gjyqësor ndaj 14 të akuzuarve për grusht shteti në Mal të Zi, ku pritej të dëshmonte dëshmitari i mbrojtur Sasha Singjeliq, shtetas serb dhe ish paramilitar në luftërat e ish Jugosllavisë dhe në frontin e Ukrainës përkrah forcave ruse.
Procesi nisi me vërejtje të avokatëve mbrojtës për parregullsi gjatë procesit gjyqësor duke kërkuar përjashtimin e gjykatëses së çështjes, Suzana Mugosha.
“Suzana Mugosha ka shkaktuar cenimin e të drejtave të të akuzuarve në mbrojtje për çka kërkohet përjashtimi i saj nga çështja” thanë avokatët.
Avokatët mbrojtës po ashtu kërkuan të “dhënat zyrtare për dy të akuzuarit rus Shishmakov dhe Popov, pasi dokumentet e paraqitura hedhin dyshime në identitetin e vërtetë të tyre”.
Prokurori shtetëror i Malit të Zi, Milivoje Katniq i hodhi poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës duke theksuar se “kjo është një përpjekje për zvarritjen e këtij procesi gjyqësor”.
Ai tha se “prokuroria ka paraqitur të gjitha të dhënat valide për të dyshuarit rus, Shishmakov dhe Popov duke përfshirë këtu edhe fotokopjet e dokumenteve të tyre personale”.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë të enjten ku pritet që për herë të parë të dëshmojë edhe dëshmitari i mbrojtur Sasha Singjeliq.
Procesi gjyqësor në Podgoricë, i cili po mbahet nën masat e rrepta të sigurisë cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje.
Në të kaluarën Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO por jo rrallë herë kishte kërcënuar ish republikën jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me NATO-n.
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit të kaluar në Mal të Zi pati përpjekje për një grusht shtet, ndërsa zyrtarët malazezë fajësuan Moskën se qëndron prapa komplotit.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...