Google ADS

Lirohen tetë aktivistët e të drejtave të njeriut

23:36 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Mediat turke raportojnë që një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar lirimin e tetë aktivistëve të të drejtave të njeriut në pritje të marrjes së vendimit për ta.

Të akuzuarit, përfshirë drejtorin e Amnesty International, dega në Turqi Idil Eser, shtetasi gjerman Peter Steudtner dhe Ali Gharavi u ndaluan gjatë një bastisjeje, transmeton portali arbresh.info

Rastet e tyre kanë ngritur shqetësime se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është duke u bërë një president autoritar.

Agjencia e lajmeve Dogan thotë se gjykata mori vendim për të lejuar lirimin e tetë nga 10 aktivistëve nga sa janë duke u gjykuar në Stamboll.

Dy të tjerë janë liruar para se të fillonte gjykimi sot./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme