Google ADS

Steinmeier dhe Putin bien dakord për përmirësimin e marrëdhënieve

23:10 | 25 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier kanë shprehur gatishmërinë për të përmisuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pavarësisht nga vështrirësitë e njohura politike, marrëdhëniet ruso-gjermane nuk “janë të ngrira” dhe ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku për t’i zhvilluar ato edhe më tutje”, ka deklaruar Putin në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info

“Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë të ekonomisë së jashtme të Rusisë dhe një investitor kyç në ekonominë ruse”, ka shtuar ai.

“Ne kemi rënë dakord për të lehtësuar zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe kontakteve ndër-rajonale, duke përfshirë organizatat joqeveritare”, tha Putin.

Steinmeier tha se Krimeja dhe konflikti ukrainas janë midis çështjeve të tjera po rëndojnë lidhjet gjermano-ruse.

Megjithatë, ai ka shtuar se një takim i vetëm nuk mund t’i zgjidhë problemet.

“Të dy vendet do të punojmë për të reduktuar mospërputhjet e viteve të kaluara dhe për të rikthyer besimin”, tha Steinmeier./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme