Nuk kalon votimi për rishikimin e buxhetit, seanca vazhdon nesër

21:38 | 25 Tetor 2017
M. A.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se nesër në ora 10:00 do të vazhdojë seanca për Rishikimin e Buxhetit, pasi nuk pati vendimmarrje për shkak të mungesës së deputetëve.

Në sallë ishin gjithsej 60 deputetë, ndërsa për ta miratuar rishikimin e buxhetit nevojiteshin 61 deputetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme