Google ADS

Miriam Cani përlotet ‘live’ në emision, tregon për momentet e vështira të humbjes së nënës

21:18 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se së shpejti do t’i rikthehet muzikës me një projekt të ri.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV klan, ku ka rrëfyer më të rejat në karrierë dhe jetën e saj private.
Miriam Cani ka rrëfyer në emisionin “Rudina” planet për rikthimin e saj në muzikë.
Në një prej momenteve të bisedës, Miriami u pyet rreth familjes së saj, teksa tregoi me emocion momentet e vështira që përjetoi kur nëna e saj u nda nga jeta.

“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të pakta rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo plagë. Në këtë rast ti thjeshtë mësohesh të bashkëjetosh. Mamaja ime ishte tip i butë, ia dedikonte jetën e saj familjes”, tha Miriami gjatë emisionit.

Ndryshe, ajo tregoi edhe për përkushtimin e saj maksimal që ka ndaj vajzës, Amelisë, si dhe planeve për të ardhmen e afërt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme