Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon të punojë me rregulloret e UNMIK-ut kur bëhet fjalë për vlerësimin e legjitimiteti të përfituesve të 20 për qindëshit.
Një rregullore e brendshme e këtij institucioni , thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, aplikon një rregullore të UNMIK-ut 2003/13 për vlerësimin e legjitimitetit të përfituesve të 20%-ëshit (kryesisht sa i përket përfituesve – që të jenë të regjistruar si punëtor në kohën e privatizimit dhe të jenë në listën e pagave për së paku 3 vjet).
ZAP vlerëson se kjo rregullore i tejkalon dispozitat e rregullores së UNMIK-ut.
“Kjo ka çuar në një situatë përmes së cilës kriteret që ndërlidhen me moshën për pensionim të të punësuarve janë më të ashpra se në rregulloren e UNMIK-ut. Në veçanti, një person mbi 65 vjet dhe i cili ende punon nuk kualifikohet si përfitues përveç nëse punësimi i tij pas moshës 65 vjeçare është pasqyruar në një vendim formal. Dallimi është bërë për shkak se ekzistojnë raste specifike kur nga disa punëtorë kërkohet që të qëndrojnë në pozitat e tyre edhe pas moshës 65 vjeçare për shkak të kërkesave specifike të NSH-ës”, thuhet në raportin e ZAP-it.
Sipas Auditorit, ka pasur raste kur punëtorët mbi moshën 65 vjeçare ishin kualifikuar si legjitim për përfitim bazuar në vazhdimin e kontratës së punës nga menaxhmenti i NSH-së.
Kjo sipas, Auditorit, e rrit rrezikun që Agjencia të mos i përmbush objektivat e parashtruara nga ligjvënësit.
“Kjo mund të konsiderohet diskriminues për punëtorët tjerë që kishin arritur moshën 65 vjeçare dhe nuk ishin konsideruar legjitim për përfitim dhe mund të rezultojë në veprime ligjore kundër AKP-ës”, thuhej më tej në raport./F.Gashi-Mehmeti/arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...