Kreu i Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku ka njoftuar në një dalje për mediat se është arrestuar Damian Ndoka, nipi i ish deputetit socialist, Arben Ndoka.
Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre edhe tentativë vrasje.
Në momentin e ndalimit nga forcat policore, 20-vjeçarit ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e markës “SMITH WESSON” me 6 fishekë.
Krimet
– Ndaj Damian Ndokës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”,”Plagosje e rëndë me dashje”,”Armëmbajtje pa leje”,parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur, shtoi Bledar Çeliku, pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N..
– Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.
– Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...