Google ADS

Dy ministra takohen me artistët grevistë

20:42 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Kërkesa e aktorëve pritet të realizohet nga Janari i viti 2018.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës gjatë ditës janë takuar më aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të diskutuar lidhur më kërkesat e tyre për rritje pagash.

Sipas burimeve të RTV21, me artistët, që ndodhen në grevë, gjatë ditës janë takuar edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe ai i Financave, Bedri Hamza, pikërisht për këtë çështje.

Në këtë takim, ata mësohet të janë pajtuar që fillimi i vitit 2018 t’i gjejë aktorët me paga më të dinjitetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme