Prishtina ende pa rezultate preliminare

19:40 | 25 Tetor 2017
M. A.

Përderisa, KQZ ka procesuar pothuajse rezultatet e të gjitha komunave, ende në kryeqytet nuk ka një rezultat përfundimtar.

Edhe pse kanë kaluar tre ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, në faqen zyrtare të KQZ-së nuk ka arritur të procesohet 100 për qind e votave të numërua në Prishtinë.

Sipas kësaj faqeje, janë publikuar vetëm 93.64 për qind e votave.

E sipas kësaj përqindje, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje prin në kryeqytet me 43.53 për qind të votave.

Ndërsa, pas tij është Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 35.81 për qind të votave.

Në vendin e tret është Selim Pacolli i AKR-së me 10.23 për qind, ndërsa në të katërtin Lirak Celaj nga PDK me 5.87 për qind të votave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme