Google ADS

Vajza e Paul Walker tërheq padinë ndaj Porsche

18:36 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow raportohet se ka hedhur poshtë padinë e saj ndaj kompanisë së makinave Porsche.

Bëhet e ditur se Porsche ka bërë një marrëveshje dhe Meadow ka pranuar të mos e vazhdojë më tutje procesin dhe kjo gjë tashmë zgjidhet me kaq, pasi të dy palët janë pajtuar që padia të mbyllet.

Meadow Walker, akuzoi kompaninë e makinave Porsche se ishte faktor që kishte kontribuar në vdekjen e babait të saj për shkak të disa defekteve në ato momente në veturën ku dhe aktori i njohur ishte aksidentuar për vdekje.

E bija e aktorit shumë të dashur për adhuruesit e filmave aksion, bëhet e ditur se e cilëson padinë ndaj Porsche si një veprim të gabuar raportojnë mediat e huaja.
Vajza 18 vjeçare e yllit të njohur të ”Fast and Furious”, në shtator të vitit 2015 duke pretenduar se babai i saj i mbijetoi aksidentit me shpejtësi të lartë, por u dogj i gjallë brenda makinës Porsche si pasojë e bllokimit nga një rrip sigurie.

Meadow më tej pretendonte se Porsche Carrera GT 2005 në të cilën veturë babai i saj vdiq, kishte probleme të paqëndrueshmërisë, linja të papërshtatshme të karburanteve dhe përforcime të dobëta të derës, ndër mangësitë e tjera, njofton Klan Kosova.

Aktori Paul Walker, vdiq më 30 nëntor në vitin 2013 si pasojë e një aksidenti me fatalitet.

Vdekja e tij kishte bërë bujë të madhe në Hollywood, ndërsa ironia qëndronte në faktin që Walker gjeti vdekjen pikërisht aty ku e kishte pasionin edhe nëpër filma – në vetura sportive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme