Besart Berishën e pret një lajm shumë i keq

17:52 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Melbourne Victory mund të mbetet pa yllin e tij, Besart Berisha për një muaj, nëse Komiteti Disiplinor dhe i Etikës i Federatës Australiane të Futbollit e gjen atë fajtor për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes (referit), shkruajnë mediat australiane.

Vendimi për dënimin e futbollistit kosovar do të merret të enjten mbrëma në Sydney dhe golashënuesi më i mirë në histori të A-League mund të suspendohet me së paku katër ndeshje për shkak të sjelljes së tij të fundit antisportive përcjellë zeri.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme