Abdixhiku: Kadri Veseli do të mbahet mend si kryetar i SHIK-ut

16:57 | 25 Tetor 2017
M. A.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kadri Veseli do të mbahet mend për ty gjëra. Sipas tij, e para që ka qenë kryetar i SHIK-ut dhe e dyta që e ka sjellë PDK-në në një parti të vogël, shkruan arbresh.info

“Unë po besoj që Kadri Veseli është në panik dhe e ki një problem shumë serioz. Ti ki me u mbajt në mend për dy çështje, e para si shef i SHIK-ut si një organizatë kriminale. Edhe e dyta ki me u mbajt mend që ti prej një partie të madhe e ke pru PDK-në në një grusht deputet”, ka thënë ai në senacen e sotme në Kuvend.

Ai i ka thënë Veselit se do të formojmë një komision hetimor, sepse sipas Abdixhikut, Veseli është duke e falimentu Kosovën.

“Problemin e kom me ty  kur ti donë me falimentu Kosovën, Ti sapo e pranove në këtë foltore që keni bo dallavere po keni  heshtë. E këtu kemi me nis një komision hetimor për krejt ato çka i keni bo”, tha ai.

Ndërsa Veseli ia kthen “Ti s’ki me u mbajt mend për asgjë” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme