Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka replikuar ndaj deputetit Abdixhiku i cili ka akuzuar këtë të fundit për fryerje të listave të veteranëve.
“Më e rënda është kur disa njerëz mundohen me ia shkatërru dikujt jetën me të pavërteta është kollaj me fol, por është shumë mirë me qenë edhe konkret. Ti as nuk ke guxim intelektual, e nuk ke as guxim moral”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
“Është shumë mirë me qenë konkret. Unë mendova që po jep ndonjë kontribut, por jo me aktru për sistemin shëndetësor. Shëndetësia është udhëhequr nga LDK-ja prandaj ju duhet të jepni përgjegjësi”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së i ka thënë deputetit Abdixhiku që e ke urryer UÇK-në, madje e urren edhe sot.
“Mendjen e ki në Serbi. Mendo për BIA-n serbe e jo për SHIK-un sepse ti andej e ki mendjen”, ka thënë Veseli./arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008